Qyteti gjithëpërfshirës – Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren

"Qyteti gjithëpërfshirës..." është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt gjatë vitit 2016 janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit.

Në mungesë të kapaciteteve të komunës së Prizrenit për t’i organizuar konsultimet publike për planifikim urban, projekti ka siguruar përfshirje të një numri të madh qytetarësh në identifikimin e nevojave dhe përkthimin e tyre në plane të zbatueshme urbane të Prizrenit. Përmes targetimit të grupeve të nënpërfaqësuara të komunitetit (të moshuarit, gratë, të rinjtë, personat me nevoja të veçanta, lagjet e varfra, etj.), gjatë dy viteve të kaluara projekti ka lehtësuar komunikimin e tyre me politikëbërësit komunalë. Përveç veprimeve të mobilizimit dhe zhvillimit komunitar, projekti ka realizuar edhe një numër performansash publike, të cilat kanë shërbyer si përkujtues për obligimet e komunës ndaj qytetarëve dhe në të njëjtën kohë kanë prodhuar zgjidhje konkrete përr problemet ekzistuese në hapësirën publike.

Aktivitetet Kryesore
Aktivitetet kryesore të projektit në vitin aktual përmes të cilave do të implementohen objektivat e projektit janë:
Takimet në lagje
 
Punëtoritë e vizionimit
 
Zhvillimi i platformës online
 
Performansat publike
 
Fushata mediale
 
Hulumtimi
 
Aktivizmi në raport me autoritetet
 
Çmimi vjetor "Lagjja më aktive"
 
Dokumenti i planifikimit me pjesëmarrje
 
Dokumentimi
 
Konferenca vjetore / Ekspozita

 
Të arriturat kryesore të projektit gjatë vitit të kaluar ishin:
Përfshirja e qindra qytetarëve në aktivitete që kanë synuar identifikimin e nevojave dhe përkthimin e tyre në plane të zbatueshme urbane,
Prodhimi i zgjidhjeve dhe vizioneve për trajtimin e sfidave në hapësirën publike të Prizrenit,
Trajtimi i një numri të rasteve të raportuara nga komuna e Prizrenit, përfshi shtrimin e pjerrinave, eliminimin e pengesave fizike në trotuare, etj.
Hapja e procesit të vendimmarrjes përmes partneritetit mes drejtorisë së urbanizmit dhe organizatave të shoqërisë civile për organizimin e diskutimeve publike,
Evidentim i nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve përmes instrumentit të përhershëm të anketimit me mostër të gjerë në qytet (projektimi i trendëve dhe matja e kënaqshmërisë së qytetarëve),
 Përfshirja e të gjeturave nga puna me qytetarët në planin rregullativ të lagjes Arbana.
 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016