Çmimi për lagjen më aktive

Çmimi vjetor Lagjja më Aktive synon të nxisë zhvillimin e aktivizmit qytetar në Prizren. Jepet me qëllim të rritjes dhe promovimit të pjesëmarrjes aktive të publikut në vendimmarrje dhe kërkim të llogaridhënies nga institucionet.

Çmimi vjetor Lagjja më Aktive sjellë një lloj konkurrence ndërmjet lagjeve në qytet, duke stimuluar kështu vetiniciativën dhe pjesëmarrjen aktive.

Kriteret për përzgjedhjen e Lagjes më Aktive janë:
1.  Vetiniciativa e banorëve
2.  Kërkesat e adresuara me shkrim në Komunë dhe institucione publike
3.  Peticioni
4.  Takimet e zhvilluara me zyrtarët e institucioneve publike
5.  Mobilizimi i komunitetit (grupmosha të ndryshme)
     a) Pjesëmarrja e burrave
     b) Pjesëmarrja e të rinjve
     c) Pjesëmarrja e grave
     d) Pjesëmarrja e Personave me Nevoja të Veçanta
6.  Pjesëmarrja në diskutimet publike
7.  Paraqitja e shqetësimeve të mediat
8.  Zgjidhjet e arritura për problemet e adresuara
 
Në bazë të vlerësimeve sipas kritereve të lartcekura, në vitin 2016, Lagjja më Aktive është shpallur Lagjja Bajram Curri.




 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016