Vizioni për lagjen "Jeta e Re”

Punëtoria e vizionimit "Vizioni për lagjen Jeta e Re" është zhvilluar në kuadër të projektit "Qyteti Gjithëpërfshirës", i cili tenton t'i artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. 

 

Qasja "nga poshtë-lartë" që synon përfshirjen e komunitetit apo grupeve tjera relevante, mundëson injektimin e një dimensioni human në procesin e planifikimit urban, i cili tradicionalisht është trajtuar si një proces i pastër teknik. Me vendosjen e banorit në qendër të vëmendjes të planifikimit, sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për hapësirën e trajtuar dhe njëkohësisht forcon ndjenjën e përkatësisë të komunitetit në hapësirat që i shfrytëzon.

Raportin "Vizioni për lagjen Jeta e Re", e gjeni në këtë link.
 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016