Vizioni për bunkerin në Ortakoll

Rimendimi i hapësirës së bunkerit nëntokësor në lagjen “Ortakoll” në Prizren është iniciativë e EC Ma Ndryshe për dizajnimin e vizionimit të mënyrës së shfrytëzimit të këtyre hapësirave në bashkëpunim me banorët e lagjes dhe qytetarët në përgjithësi. Dizajni me pjesëmarrje të komunitetit është forcë shtytëse drejt ndryqshimit të qasjes në menaxhimin e hapësirave të përbashkëta të qytetit apo lagjes. Kjo metodë i tejkalon kufizimet e proceseve tradicionale të projektimit dhe promovon principin e përfshirjes së qytetarëve në fazën e krijimit dhe menaxhimit të hapësirave në vend të trajtimit të tyre vetëm në principin e shfytëzuesve pasivë. Ky përshkrim paraqet procesin me pjesëmarrje të komunitetit në punëtoritë e organizuara mbi rimendimin e shfrytëzimit të hapësirës së bunkerit nëntokësor dhe asaj të parkut të përbashkët të lagjes mbi sipërfaqe, metodologjinë qasësë dhe rezultatet e fituara nga i gjithë procesi si tërësi, përfshirë vizionin për shfrytëzimin e hapësirave të studiuara.

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016