Takimi i dytë - Vizioni për bunkerin në Ortakoll

EC Ma Ndryshe  së bashku me banorët e lagjes Ortakoll dhe me arkitektë e profesinistë ka mbajtur takimin e dytë “Vizioni për bunkerin në Ortakoll”. Bunkeri apo strehimorja që gjendet në qendër të kësaj lagjeje  është një objekt i mbyllur që nuk shfrytëzohet për asnjë aktivitet. Në takimin e dytë me baorët e lagjes Ortakoll janë identifikuar nevojat e komunitetit  që jeton në këtë lagje dhe gjithashtu është diskutuar se cfarë shërbimesh do të mund të akomodoheshin brenda hapësirës së strehimores.

Punëtoria “Vizioni për bunkerin në Ortakoll” është organizuar në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës” që financohet nga Olof Palme International Centre mbështetur nga qeveria e Suedisë.

 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016