Rruga ‘Liman Shala’ me trafo të re të energjisë elektrike

Rruga ‘Liman Shala’ në lagjen Bajram Curri të Prizrenit është bërë me trafo të re, që tashmë është lëshuar në funksion dhe i mundëson amvisërive dhe bizneseve furnizim cilësor me energji elektrike. 


Banorët e kësaj rruge para më shumë se një viti patën kërkuar zyrtarisht vendosjen e një trafoje të re për lagjen e tyre, pasi që lidhja ekzistuese në rrjetin elektrik ka qenë mjaft e ngarkuar.


EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me banorët e kësaj rruge kanë qenë në komunikim me KEDS-in që nga muaji mars i vitit 2015, lidhur me kërkesën për vendosjen e trafos së re, me ç’rast banorët patën shprehur gatishmërinë që të sigurojnë edhe truallin përkatës.


Trafoja e re është vendosur në oborrin e xhamisë së lagjes, ndërsa në muajin nëntor të këtij viti është lëshuar në funksion, duke mundësuar furnizim cilësor me energji elektrike.
 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016