Revoltohen banorët e rrugës "Liman Shala"

Më 24 shkurt 2017 banorët e rrugës “ Liman Shala” të revoltuar nga përvoja aspak e mirë e mëhershme ishin tubuar në një numër të konsiderueshëm dhe nuk lejuan që të zhvillohen punimet në vendosjen e kubëzave në disa pjesë të rrugës nga një kompani që ishte caktuar nga komuna e Prizrenit, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.

 

Banorët e kësaj  rruge thanë se ata nuk do të lejojnë më që të kryhen punime shkel e shko, pasi që po hasim në probleme të vazhdueshme duke u përballur me gjendjen e rëndë të rrugës, e cila po iu krijon vështirësi të mëdha sepse pas intervenimeve të herëpashershme nga komuna ajo po dëmtohet menjeherë.
Me shqetësimin e këtyre banorëve është marrë edhe “ EC Ma Ndryshe”, duke përpiluar një kërkesë e cila është protokoluar gjatë ditës së sotme tek organet kompetente me qëllim që të zgjidhet ky problem shumëvjeçar i këtyre banorëve.

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016