Policia në aksion kundër trotuarëve të bllokuara

Më 24 nëntor 2016 EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK patën realizuar  performansën publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë”, duke reaguar kundër mosveprimit të institucioneve komunale në lirimin e trotuareve të uzurpuara, të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, e veçanërisht të Personave me nevoja të veçanta.

 

Pas reagimit tonë, sot Policia rajonale e Prizrenit ka filluar zbatimin e një plani operativ  përmes të cilit tenton të lirojë hapësirat e trotuareve dhe t’i sigurojë lëvizje të lirë të gjitha kategorive të komunitetit. Për më shumë rreth këtij aksion, gjeni deklaratën e kapitenit të Policisë rajonale këtu.

 

Ne i bëjmë prapë thirrje institucioneve që të mos mjaftohen me këto veprime derisa të sigurohet qasje dhe qarkullim i barabartë për të gjithë.  

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016