Peticioni i banorëve të Ortakollit dorëzohet në KK-në e Prizrenit

Peticioni me nënshkrimet e 136 banorëve të lagjes Ortakoll i është dorëzuar organeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, bashkë me kërkesën për shqyrtimin e tij.

Qytetarët nënshkrues të këtij peticioni, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me mosfunksionimin e ndriçimit publik në hapësirën publike përreth bunkerit në mes të ndërtesave të banimit kolektiv në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit. Në këtë zonë mungon ndriçimi publik dhe si pasojë e kësaj pas perëndimit të diellit kjo zonë përveç që bëhet e pashfrytëzueshme, bëhet edhe e rrezikshme.


Këtë shqetësim banorët e kanë shprehur edhe në takime me zyrtarët e Policisë, të cilët kanë konfirmuar se në këtë zonë kanë ndodhur vazhdimisht incidente të pakëndshme dhe e gjithë kjo kryesisht për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Persona të papërgjegjshëm e shfrytëzojnë errësirën për të kryer vepra që cenojnë sigurinë e banorëve të lagjes. Prandaj, banorët e kësaj lagje përmes këtij peticioni kanë kërkuar nga organet kompetente të Komunës së Prizrenit që të ndërmarrin masa për gjetjen e një zgjidhjeje për ndriçimin e kësaj hapësire.

 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016