Mungesa e ujit në Bazhdarhane

Pas shumë reagimeve nga banorët e Bazhdarhanes  në lidhje me mosfurnizimin e rregullt me ujë të pijes për shumë vite me radhë dhe disa veprimeve të institucineve përgjegjëse për rregullimin e kësaj gjendje, ata përsëri po përballen me reduktime të ashpra të furnizimit me ujë.

Për të diskutuar këtë problem, banorët e lagjes Bazhdarhane, janë takuar përsëri me përfaqësuesit e KRU”Hidroregjioni Jugor”.  Zyrtarët e Hidroregjionit kanë shpjeguar arsyet e rifillimit të reduktimeve dhe kanë thënë se janë duke punuar për të zgjidhur problemin.  Sipas tyre duke filluar nga java tjetër, 29 Gusht 2016 do të ketë përmirësim të gjendjes. Ata kanë thënë që do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me banorët dhe se do t’i informojnë ata për çdo ndryshim. 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016