Lagjja “Ortakoll” bëhet me ndriçim publik

Adresimi i shqetësimeve nga banorët e lagjes “Ortakoll”  lidhur me mosfunksionimin e ndriçimit publik në hapësirat publike në këtë lokalitet ka bërë që Qeveria lokale e Prizrenit të ndërmarrë veprime për adresimin e këtij problemi.

Sipas zyrtarëve komunalë punimet për vendosjen dhe funksionalizimin e ndriçimit publik në lagjen “Ortakoll”, më saktësisht në hapësirat përreth bunkerit, janë duke u zhvilluar dhe pritet që të përmbyllen brenda pak javësh.

Në lidhje me këtë çështje, banorët e lagjes Ortakoll muaj më parë i patën dorëzuar organeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit një peticion me 136 nënshkrime bashkë me kërkesën për shqyrtimin e tij.

 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016