Hidroregjioni kryen riparimin e rrugës “Kasëmbeg” në Kurillë

Në takim me banorët e rrugës ”Kasëmbeg” të lagjes Kurilla, EC është informuar se K.R.U “Hidroregjinoi Jugor” para një kohe kishte intervenuar në këtë rrugë për të sanuar disa probleme me ujësjellësin dhe pasi kanë përfunduar punët teknike, janë larguar duke mos e lënë rrugën/kubëzat në gjendje të rregullt.


Me kërkesë zyrtare të banorëve të lagjes dhe EC Ma Ndryshe drejtuar K.R.U “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ekipi i kompanisë kanë dalë në terren dhe kanë rregulluar kubëzat dhe shtratin e rrugës, duke e kthyer atë në gjendjen fillestare. Ky rast është një tregues i mirë se angazhimi i komunitetit në zgjidhjen e problemeve sado të vogla në lagje  prodhon efekte pozitive dhe më të shpejta.

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016