EC vazhdon bashkëpunimin edhe me komuna tjera

Javën e kaluar EC është takuar me Drejtoritë e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Suharekës dhe Gjakovës. Në këto takime janë prezantuar dokumentet e rëndësishme të cilat EC i ka prodhuar dhe i kanë shërbyer komunave tjera. Dokumentet e prezantuara ishin Harta e Barrierave për qytetin e Prizrenit dhe Malishevës, katalogu “Bukur dhe Gjelbër”, Karta e qytetit dhe të tjera. Këto drejtori kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të filluar bashkëpunimin për përpilimin e dokumenteve të tilla edhe për këto komuna. EC do të vazhdojë me realizimin e takimeve të tilla ku do të shprehë gatishmërinë për bashkëpunim edhe me drejtori te komunave tjera.

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016