EC shënon Ditën e Tokës

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me grupe nxënësish të shkollave fillore të Prizrenit ka realizuar një performancë publike për shënimin e Ditës së Tokës. Ky aktivitet është mbajtur në hapësirën publike përballë xhamisë së “Sinan Pashës” përkatësisht në shëtitoren e lumit.

Në fillim të aktivitetit nxënësit janë njoftuar me metodologjinë e punës. Më pastaj ka filluar grumbullimi i shisheve të plastikës të hedhura në hapësirat e Marashit dhe Shatërvanit. Pas grumbullimit të shisheve nxënësit janë kthyer në Kej, ku i kanë futur në ripërdorim këto shishe te mbledhura duke i dekoruar dhe duke mbjellë lule brenda tyre.

Ky aktivitet është realizuar me qëllim që të përcillet një mesazh tek komuniteti, që mbeturinat të cilat i shkaktojnë dëme të mëdha ambientit mund të riciklohen, duke u futur përsëri në përdorim.

Gjatë kësaj performance nxënësit kanë dëgjuar edhe një prezantim nga biologu e ekologu, Naser Bresa, i cili ka folur për qëllimin e këtij organizimi, me ç’rast ka nënvizuar nevojën për mbrojtjen e mjedisit që na rrethon.

Ky aktivitet u organizua ne kuader te projekti \"Qytetet Gjithëpërfshirëse” - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë. 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016