E drejta e të rinjve dhe fëmijëve mbi qytetin

EC ka realizuar punëtorinë ‘’E drejta e të rinjve dhe fëmijëve mbi qytetin (nga perspektiva e të drejtave të të rinjve)’’ në kuadër të projektit “Rikthimi i qytetit - E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren”, përkrahur nga National Endowmnet for Democracy (NED). Kjo punëtori ka patur për qëllim shqyrtimin e sfidave më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen grupet e nënpërfaqësura të qytetit, në këtë rast rininë, dhe vizionimin e tyre sipas metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje. Të rinjtë kanë dhënë idetë e tyre drejt arritjes së hapësirave publike më të sigurta, gjithëpërfshirëse, të qasshme, të qëndrueshme dhe më cilësore në Prizren, duke trajtuar qështjen e hapësirave publike rreth shkollave, parqeve, ndriçimit publik, trotuareve, korsive për biçikleta dhe sigurisë.

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016