DSHP intervenon në lagjen Jeta e Re

Në takimin e përbashkët të banorëve të lagjes Jeta e Re me përfaqësues të DSHP-së  dhe EC Ma Ndryshe, kjo drejtori ka kërkuar që banorët t’i vendosin përparësitë për intervenim për problemet në lagje. Në këtë mënyrë drejtoria është zotuar që do të mundohet t’i adresojë ato dhe të intervenojë në terren. Kërkesë urgjente e përfaqësuesve nga komuniteti i lagjes ishte fillimisht të bëhet pastrimi i shkurreve nga hapësira përskaj hekurudhës dhe shtrimi i rrugës me zhavor.


Me 7 mars, banorët e kanë njoftuar EC Ma Ndryshe se kompania kishte filluar punën për shtrimin e rrugës me zhavor dhe njëherit ishte bërë pastrimi nga shkurret ashtu siç i’u ishte premtuar. Megjithatë banorët mbeten me shpresë që ky është vetëm një intervenim për kohë të shkurtë dhe se kërkesat e tyre për rregullim të infrastrukturës me kushte të përshtatshme urbanistike në lagje, do të adresohen sa më parë.
 

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016