Adresohen kërkesat për investime në infrastrukturë

Banorë të lagjes “Gurishta”/”Janina” kanë takuar të premten drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Sulltan Badallaj, me të cilin kanë biseduar për nevojën e investimeve në infrastrukturë. Qytetarët nga kjo lagje kanë adresuar kërkesat për furnizim me ujë të pijes, ndërtimin e kanalizimit dhe të rrugës në këtë lokalitet. 


Drejtori Badallaj, duke përkujtuar se bëhet fjalë për një lagje joformale, ka pohuar se dikasteri që ai drejton do të bëjë përpjekje që të zgjidh problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, në kuadër të projektit të lagjes “Dardania”, në të cilin po punohet bashkë me “Hidroregjionin Jugor”.
 
Ndërsa sa i përket kanalizimit nuk ka dhënë ndonjë premtim konkret, ndërkohë që për rrugën ka pohuar se intervenimi i vetëm i mundshëm në këtë stad është shtrirja me zhavor.  

Lagja më Aktive 2017

Lagja më Aktive 2016